Yuri Kim: Disa kanë shpallur fitoren, por duhet pritur rezultati

Shqipëria

Yuri Kim: Disa kanë shpallur fitoren, por duhet pritur rezultati

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:12
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim vëzhgoi nga afër procesin e numërimit në KZAZ 39 në Tiranë.

 

Kim u bëri thirrje partive politike të mos shpallin të entuziazmuar fitoren, pa dalë akoma rezultati përfundimtar.

“Ajo që është me rëndësi është që të ketë një proces racional dhe transparent. Më lejoni të nënvizoj se e gjithë bota është duke e parë Shqipërinë tashmë, ka sytë nga Shqipëria.

Është gjë e mirë që shohim numëruesit që po punojnë fort. Sikurse e kam shprehur, votuesit e kanë bërë punën e tyre. Autoritetet janë duke bërë punën e tyre. Detyrua e kandidatëve është që të mbeten të qetë dhe me durim dhe të presim rezultatin. E di që në entuziazmin e çastit, disa kanë shpallur fitoren, por ende nuk kemi mbërritur aty deri sa të dalë rezultati. Le të ruajmë qetësinë dhe të presim se çfarë thotë populli.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat