Mbyllet procesi i numërimit në Skrapar, PS del forcë e parë. Ja sa vota morën PD dhe LSI

Shqipëria

Mbyllet procesi i numërimit në Skrapar, PS del forcë e parë. Ja sa vota morën PD dhe LSI

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Partia Socialiste ka kryesuar me votat në Skrapar.

Gazetarja Eneida Petova raporton se nga numërimi i 23 qendrave të votimit PS fitoi 3547 vota, ndërsa 776 PD.

Ndërkohë, LSI ka marrë 2174.

Sipas të dhënave që vijnë nga KZAZ 68 në Skrapar, në zgjedhjet e që u zhvillua dje, morën pjesë 7057 zgjedhës, nga të cilat vota ishin të vlefshme 6630 dhe 472 të pavlefshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat