Xhelal Mziu: Jam shokuar, kemi marrë rezultate negative në disa bastione

Shqipëria

Xhelal Mziu: Jam shokuar, kemi marrë rezultate negative në disa bastione

Më: 26 prill 2021 Në ora: 16:07
Drejtuesi Politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu

Drejtuesi Politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu shprehet i shokuar nga procesi zgjedhor, duke akuzuar mazhorancën se ka blerë vota.

Ai tha se për këtë arsye, PD po shënon rezultate negative edhe në disa bastione që konsiderohen të djathta.

Sipas Mziut, ajo që tregon qartë se është ushtruar presion për votën është fakti se para ditës së zgjedhjeve, qytetarë të shumtë ishin entuziastë për PD.

“Jam shokuar sepse qëndrimi i pjesëmarrjes entuziasmi i tyre dhe konvertimi në vota është totalisht i kundër. Çudia ndodh se në disa fshatra dhe lagje më parë kishin ektuziazëm të jashtëzakonshëm dhe janë konvertuar tjetërsim votash. Kemi patur disa bastione dhe ato kanë marrë rezultate negative. Kjo qeveri nuk heq dorë nga blerja e votave, atje ku ka gjetur terren e ka bërë. E gjithë Shqipëria e di që ne kemi kapur një makinë me lek si ajo ka patur me dhjetra. Exit Pollet nxjerrin fitues PD dhe në fakt shohim disa rezultate të papranueshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat