Në Tepelenë u mbyll procesi i numërimit të votave.
Siç raportojnë korrespodentët e “Vizion Plus”, më shumë vota ka marrë Partia Socialiste, me 3.433 të tilla.
Në vend të dytë renditet PD me 1.432 vota dhe më pas LSI me 750 vota.
Procesi i numërimit po vijon qetësisht në zonat e tjera.