Bien ndjeshëm rastet e reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja bilanci i Ministrisë së Shëndetësisë

Shqipëria

Bien ndjeshëm rastet e reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja bilanci i Ministrisë së Shëndetësisë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit, ku vihet re një rënie e ndjeshme e rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri. 

Raportohet për 69 raste të reja dhe një humbje jete nga 994 testime, ndërkohë që lajmi i mirë është se janë 737 të shëruar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19“, thuhet në njoftimin për media. 

Njoftimi i plotë

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç ngaTirana e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (26 Prill 2021)

Raste të reja ditore        69

Të shëruar në 24 orë      737

Të shtruar në spitale      147

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                994

Testime totale             627,983

Raste pozitive             130,606

Raste të shëruara       106,465

Raste Aktive                 21,762

Humbje jete                  2,379

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16993

Fier      1800

Durrës  648

Shkodër      554

Gjirokastër   389

Korçë    495

Vlorë    270

Elbasan   126

Kukës     204

Dibër    141

Berat       93

Lezhë     41

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat