Dhunohet kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla.
Ngjarja ka ndodhur jashtë KZAZ numër 43, ku Memolla është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.
Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta.
Me herët u kërkua që një kuti votimi në Rrogozhinë të shpallet e pavlefshme.
Shkak është bërë mosvendosja mirë e vulave.
KQZ ka dërguar inspektorin por megjithatë vendimmarrja i takon KZAZ.