Si ndodhi përleshja fizike në qendrën e votimit “1 Maji” në Tiranë?

Shqipëria

Si ndodhi përleshja fizike në qendrën e votimit “1 Maji” në Tiranë?

Më: 27 prill 2021 Në ora: 00:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë procesit të numërimit të votave, një përleshje fizike ka ndodhur mes disa personave në Komision të Zonave të Administrimit Zgjedhor me numër 30 në shkollën “1 Maji” në Tiranë.

Media mëson se aty ka ndërhyrë Policia, me ç’rast disa persona kanë përfunduar në pranga dhe të njëjtit janë shoqëruar në Polici për intervistim.

Kjo përleshje ka bërë që të ndalohet procesi i numërimit në këtë qendër.

Më poshtë mund ta ndiqni raportimin e gazetarit Drin Demiri në një lidhje direkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat