Dashamir Bërxulli, dekan në Fakultetin Filozofikë në Prishtinë, ka komentuar zgjedhjet në Shqipëri, dhe avantazhin e PS-së, sidomos në pjesën e jugut,sipas Bërxullit kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë zgjedhje jo adekuate në jugë të Shipërisë.
“Nëse konteksti është se PD merr veriun, dhe PS, jugun, kjo është një ndarje e cila në pakë zgjedhje është ndryshuar, vetëm zgjedhje të cilat kanë qenë plebishitare është ndryshuar. Kur ka qenë më sistemin mazhoritarë PD merrte deputet edhe nga jugu, me sa kemi këtë system kjo ndarja veri, dhe jugë është reale”, tha Berxulli.
Tutje Bërxulli ka thënë se Basha është dashur të komunikojë më mirë me jugun, dhe se në tentim për të krijuar një ekip te tij, ka bërë zgjedhje jo asekuate në jugë.
“Një politikë agresive që ka qenë më herët ka lënë shenjë , dhe do të duhet që me votuesit e jugut të komunikohej më mirë, dhe të zgjidheshin njerëz më adekuat nëpër struktura, të cilët do të ndryshonin fuqinë e PD-së në jugë. Mendoj që Basha në tendencën që të bërë ekip të tij, ka bërë disa zgjedhje jo adekuate si drejtues çarqesh apo njerëz të cilët i ka ofruar rreth vetës, edhe në veri, dhe në jugë, kjo është një nga problemet e mëdha që e ka shoqëruar pozitën gjatë kësaj kohë”, tha Berxulli.