Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në një reagim në Twitter ndau një postim të bërë më herët nga komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili i kujtoi partive politike që kanë numërues që t’i përbahen premtimit publik për të vijuar pa ndërprerje procesin e numërimit.
Më anë të postimit të Celibashit, Kim rikujton se ndërprerja e procesit për shkak të numëruesve është e pajustifikueshme dhe të gjithë komisionerët apo numëruesit e lodhur duhet të zëvendësohen.
“Partitë politike që kanë numërues, duhet t’i përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave. Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve.
Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë”.
2/2 Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë. https://t.co/gXWhQQsZZm
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 26, 2021