Numërimi është ndërprerë për disa orë në KZAZ nr.39 në Tiranë për shkak të numëruesit janë tepër të lodhur.
Në momentin kur vëzhguesit e partive po largoheshin nga salla, aty mbërriti kreu i KZAZ-së, i cili iu kërkoi atyre që të pastronin vendin më parë nga shishet dhe mbeturat e tjera dhe më pas mund të largoheshin.
“Pastrojini pak këto shishet dhe të tjerat pastaj ikni. Nëse nuk e bëni nuk futeni më nesër këtu. Edhe lopa është më e kujdesshme”, shprehet ai.
Pak sekonda më vonë, siç duket edhe nga videoja e mësipërme, vëzhguesit kanë filluar pastrimin e zonës ku kanë ndejtur tashmë prej dy ditësh.