Kur kanë ngelur edhe 3 kuti pa numëruar, kandidati për deputeti i PS në Qarkun e Korçës Niko Peleshi ka shpallur fitoren e socialistëve dhe ka shtrirë dorën e bashkëpunimit për demokratët.
“Ne nuk e shpallim fitoren si ngadhënjim ndaj kundërshtarëve, ne dimë të lexojme edhe cdo votë që nuk e kemi patur në favorin tonë.
Edhe në Korcë është mbyllur, jemi përpara në Pogradec, jemi përpara në Kolonjë para në gjithë qarkun kemi një fitore të jashtëzakonshme, por kjo fitore shpallet nga unë me përulësi përulem para cdo qytetari që na ka votuar dhe jo.
Në këtë mandat të rëndësishëm kemi marrë angazhme të mëdha, kërkohet shumë punë e mbështetje.
Qytetarët duke votuar 6 me 5 e jo 6-4-1, nuk u joshën qëndruan larg rrugës së shtrembër e së bahsku hipën me trenin që me ne do ecë përpara, i shtroj dorën e bashkëpunimit të gjithë kundërshtarëve”.
Peleshi nga Maliqi tha se PS ka fituar “bindshëm, një fitore të bukur shumë të rëndësishme, me 10 mijë vota difrerencë”