Departamenti Amerikan i Shtetit, në një reagim zyrtar, mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas DASH, vendi ynë dhe shteti fqinj kanë bërë përparim të dukshëm në reforma dhe meritojnë një përgjigje pozitive.
“Ne mirëpresim përparimin e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në reformat kritike dhe vazhdojmë të mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me të dy vendet në qershor”, thuhet në reagim.
Duke theksuar se SHBA qëndron përkrah Ballkanit Perëndimor, për ta mbështetur në rrugën e saj drejt BE, DASH kërkon edhe që të ruhen marrëdhëniet e mira rajonale.