Kandidatja e PS-së në Shkodër, Bilali: E kënaqur me rezultatin

Shqipëria

Kandidatja e PS-së në Shkodër, Bilali: E kënaqur me rezultatin

Më: 27 prill 2021 Në ora: 13:15
Foto

Kandidatja e PS-së për qarkun e Shkodrës, Edona Bilali tha për gazetarin e Top Channel, Klodian Zhivani se është rezultat i kënaqshëm për PS-në.

Ajo falënderoi qytetarët për qetësinë e treguar në këtë qark duke theksuar se Shkodra ka bërë diferencën.

“Jam tepër e kënaqur, qeverisja e PS do të bëjë maksimumin, vëmendja ime dhe e PS është e përqendruar njësoj si të kishin nxjerrë më shumë. Mendoj që Shkodra ka bërë diferencën dhe u jam mirënjohëse qytetarëve. Shkodra ka bërë diferencën, çdo gjë po shkon qetë nuk kemi asnjë incident, shpresoj që këtë qetësi ta ruajmë deri në fund”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat