Plicia e Korçës ka goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Sipas njoftimit të bluve, 2 shtetas u arrestuan dhe 1 tjetër u shpall në kërkim pasi u kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm.
Në kuadër të operacionit policor "Perimetri" u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. L, 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec; B. M., 30 vjeç, banues në Kurdistan, Irak, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. N.
Shërbimet e policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Podgorie, Maliq, shtetasin D. L., duke transportuar me mjetin furgon tip "VË Crafter", 9 emigrantë të paligjshëm.
Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, u kap shtetasi irakian B. M., duke transportuar me mjetin "Mercedes-Benz", 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasi E. N., ishte bashkëpunëtor me 30-vjeçarin B. M., në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorive Korçë dhe Pgradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.