Pas numërimit të votave për partitë, tashmë ka nisur numërimi i votave për secilin kandidat sipas qarqeve.
Ajo që vihet re në qarkun e Dibrës është se deri më tani kandidatja e Partisë Socialiste Aurora Mara ka marrë rekord votash.
Konkretisht nga 34 kuti të numëruara, deri më tani Aurora Mara ka marrë 4 226 vota.
Kujtojmë se Mara më parë ishte pjesë e LSI por në këto zgjedhje iu bashkua forcës së socialistëve. Ndërkohë në Dibër deri më tani vendin e dytë e mbar Lavdrim Krrashi me 191 vota.