I akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet 33-vjeçari i dënuar me 7 vite burg

Shqipëria

I akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet 33-vjeçari i dënuar me 7 vite burg

Më: 28 prill 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar, i cili është akuzuar dhe dënuar e 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Në njoftimin media,  bëhet e ditur se i arrestuari është Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i plotë: 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar i dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat