Një aksident është raportuar këtë pasdite në rrugën "Besim Alla", në Tiranë.
Burimet zyrtare thonë se mjeti me drejtues shtetasin e mitur me iniciale K. L., ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe.
Kjo e fundit është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet se në çfarë kushtet i mituri po drejtonte automjetin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.