Gazetari shqiptar Çim Peka, ka reaguar për letrën që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ia ka dërguar dje kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.
Thaçi në letrën e tij i ka kërkuar Ramës që të kujdeset edhe për Kosovën.
E Peka ka thënë se meqë Kosova ka nevojë për Ramën, Thaçi le t’i shkruaj edhe presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, përcjell Bota sot.
“Hashimi i paska shkruar nga qelia e ngushtë Edit, duke e uruar dhe duke i kërkuar që të kujdeset edhe për Kosovën. Po meqë Kosova paska nevojë për kujdes të tipit Rama, shkruaj direkt Vuçiqit o vëlla. Edhe ai kërkoi vota për Ramën!”, ka shkruar Peka në një postim në Facebook.
Në letrën e tij, Thaçi e ka uruar me fjalë emocionale Ramën, për fitoren e tij në zgjedhjet e 25 prillit./BS