Pasi paralajmëroi shkarkimin e Ilir Metës nga detyra, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka replikuar sërish në distancë me presidentin.
Pas reagimit të kreut të shtetit se “Presidenti është gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!”, ka reaguar Balla që ironizon duke u shprehur “Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës”.
“Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës!
Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s’ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj!”, shkruan Balla.