Duke reaguar për zgjedhjet në Shqipëri, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë.
Zëdhënësi i DASH, Ned Price, thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë partneritetin me kryeministrin Edi Rama.
“ShBA përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës.
Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, thekson ai.