Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde ka uruar për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në Twitter, Linde shkruan se tashmë mbetet në pritje të bashkëpunimit me Ramën për OSBE-në.
“Urimet e mia më të ngrohta kolegut tim të dashur Edi Rama mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë të vazhdueshëm në OSBE”, shkruan ministrja Linde.