Macron dhe kryeministri spanjoll urojnë Ramën për mandatin e tretë, reagon edhe Britania e Madhe

Shqipëria

Macron dhe kryeministri spanjoll urojnë Ramën për mandatin e tretë, reagon edhe Britania e Madhe

Më: 28 prill 2021 Në ora: 19:19
Edi Rama, Emmanuel Macron

Ndërkombëtarët, kanë uruar në seri kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, duke vulosur kështu edhe njohjen e rezultatit që nxjerr fituese PS-në me 74 mandate.

Pasi Departamenti Amerikan i Shtetit dhe kryesuesja e OSBE vlerësuan zgjedhjet, Rama ka marrë mesazh urimi edhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Për fitoren, Rama ka marrë mesazh urimi edhe nga kryeministri spanjol Pedro Sanchez.

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe ka uruar kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

"Urime Kryeministit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, si dhe qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre, pavarësisht kufizimeve të COVID19.

Theksojmë gjithashtu fushatën e bazuar në programe që zhvilloi Partia Demokratike si dhe rritjen e shënuar në rezultat.

Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur dhe ka ndjekur nga afër përgatitjen dhe organizmin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pamë me kënaqësi zbatimin e legjislacionit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në votim.

Inkurajojmë gjithashtu institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin zgjedhor.", shkruan Duncan Norman në Twitter.

Rama po ashtu zhvilloi dje, një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyp Erdogan dhe Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, të cilët e uruan për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat