Partia Socialiste është fituesja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pasi ka arritur të sigurojë e vetme 74 mandate.
Rezultatin më të lartë, socialistët e shënuan në Vlorë me 57% të votave, për të vazhduar me Elbasanin ku morën 55% të votave.
Shkodra vijon t’i mbyllë derën Ramës, pasi aty ka regjistruar edhe rezultatin më të dobët në këto zgjedhje, duke marrë vetëm 28% të votave. Edhe Kukësi ka votuar në bllok kundër PS, duke i dhënë vetëm 35% të votave.
Nga ana tjetër, rezultatin më të lartë, PD e ka regjistruar në Kukës ku ka fituar me 62% të votave, për të vijuar me Lezhën ku ka marrë 47 % të votave. Rezultatin më dramatik PD e regjistroi në Berat dhe Gjirokastër, me ku nuk mori më shumë se 30% të votave.
Dibra rezulton të jetë qarku më i balancuar. Shihni hartën për më tepër detaje. me ngjyrë blu rezultati i PD dhe rozë rezultati i PS.