U lanë jashtë listës së sigurt të PS-së, sa vota kanë mbledhur Kodheli, Majko e Xhafaj kundrejt Bozos e Çomos

Shqipëria

U lanë jashtë listës së sigurt të PS-së, sa vota kanë mbledhur Kodheli, Majko e Xhafaj kundrejt Bozos e Çomos

Më: 28 prill 2021 Në ora: 22:46
Figur atë njohura të PS-së si Pandeli Majko, Mimi Kodheli apo Fatmir Xhafaj duket se kanë mundësi që ta thyejnë herësin dhe të futen në Kuvend

Tashmë ka filluar të ravijëzohet edhe vota për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit teksa numërimi po vazhdon në KZAZ.

Ndërkohë, edhe pse u lanë jashtë listës së sigurt të PS-së disa kandidatë të kësaj partie deri më tani kanë marrë një numër të konsideruesjme të votave.

Figur atë njohura të PS-së si Pandeli Majko, Mimi Kodheli apo Fatmir Xhafaj duket se kanë mundësi që ta thyejnë herësin dhe të futen në Kuvend.

Konkretisht në Tiranë janë numëruar 220 nga 1243 qendra votimi dhe rezulton se nr. 19 Pandeli Majko ka marrë 792 vota, nr. 21 Mimi Kodheli 658 vota, nr. 23 Fatmir Xhafaj 3179 vota, nr. 27 Spartak Braho 188 vota dhe nr 35 Halit Valteri 585 vota.

Nga ana tjetër, 2 kandidatet e para të listës së PS-së në Tiranë Luljeta Bozo dhe Najada Çomo konkretisht kanë marrë 835 dhe 247 vota.

Më të votuarit në kryeqytet janë nr. 10 Belinda Balluku me 5575 vota, nr. 9 Elisa Spiropali me 2199 vota dhe nr. 12 Etjen Xhafaj  2154 vota.

Në Tiranë, PS ka marrë deri më tani 18 mandate deputetësh, PD-AN 15 dhe LSI vetëm 1 mandat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat