Ish-deputeti, Luçiano Boçi, është i pari që teston me sukses votën preferenciale.
Ai ka arritur të thyejë listën e kryetarit Basha në Elbasan, duke grumbulluar 9646 vota.
Boçi do të zëvendësojë kandidatin mashkull më pak të votuar në gjashtëshen e parë të listës së PD.
Duhet pritur që të përfundojë i gjithë numërimi i votave për kandidatët për të parë se cili nga kandidatët meshkuj ka marrë më pak vota nga gjashtëshja e parë për tu zëvendësuar me Boçin
