“Je i shitur”/ Mark Marku dhe Arben Ristani përfshihen në debate të ashpra

Shqipëria

“Je i shitur”/ Mark Marku dhe Arben Ristani përfshihen në debate të ashpra

Më: 28 prill 2021 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe kandidati për deputet në listën e PD, Mark Marku u përfshinë në debate të forta midis tyre në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ristani fajëson kreun e opozitës, Lulzim Basha për humbjen e PD-së, ndërsa Marku pretendon se votat janë vjedhur nga Partia Socialiste.

Pjesë nga debati në “Open”:

Marku: Kur vidhet a është fajtor hajduti? Se gjithë thoni që është fajtor Basha. Pse është bërë rrokopujë?

Ristani: Pse rrokopujë se ka vota të pavlefshme.

Marku: Po ku e dimë ne kush i ka nxjerrë? Të hapen kamerat. Edhe ti je i shitur.

Ristani: Mos lësho të tilla gjëra se e di ti kush jam unë? Ti mu mu drejtove si shitje. Te kush jam shitur? Te Edi Rama jam shitur?

Marku: Të shikohen kamerat për çdo fletë të pavlefshme se është e identifikueshme cdo individ. Ky është proces Ben dhe jeni ngutur.

Ristani: Këto procese i kam kaluar në duar disa dhe të jesh i sigurtë që…

Marku: Jeni të ngutur vetëm për të shitur këtë.

Ristani: Marku mos fol në këtë mënyrë o burrë. Marku, interpretimin bëje vetë. Se sa jurist jam unë, më njohin të tjerët, s’kam nevojë për ty fare. Ti rri urtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat