I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati i për deputet i PS-së, Ulsi Manja u shpreh se PD në një farë mënyre e ka njohur rezultatin e 25 prillit
Manja: Qytetarët sapo kanë folur. PD në një farë mënyre e ka njohur rezultatin e 25 prillit, por do të doja njohje të qartë.
PD do të kishte fituar pikë dhe do ta nderonte në sy të shqiptarëve nëse njohja e zgjedhjeve do të ishte e qartë.
Manja shtoi se PS e ka të qartë pozicionin e vet dhe theksoi se tani është çështja e demokratëve e lidershipit i tyre.