Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Më: 28 prill 2021 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme.

Do të mbizotërojnë orët me diell në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat parashikohen të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut 1-10m/sek, shoqëruar me nje valëzim në dete të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 8 deri në 25ºC  

zonat e ulëta 12 deri në 28ºC  

zonat bregdetare 11 deri në 28ºC

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat