Basha kandidati më i votuar tek demokratët, kush kryeson në kampin e socialistëve

Shqipëria

Basha kandidati më i votuar tek demokratët, kush kryeson në kampin e socialistëve

Më: 29 prill 2021 Në ora: 06:19
Edi Rama, Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha është kandidati për deputet më i votuar në radhët e demokratëve me
11509 vota të mbledhura deri më tani.

Deri në orën 05:50 të mëngjesit të 29 Prillit, në Tiranë janë numëruar  811 qendra nga 1243 në total.

Pas Bashës, kandidati më i votuar është Luçiano Boçi në qarkun e Elbasanit i cili ka arritur të thyejë herësin me mbi 11 mijë vota.

Ndërkohë më radhët e socialistëve kandidati më i votuar vijon të jetë Taulant Balla i cili tashmë ka kaluar në mbi 21 mijë vota, ndjekur nga zv/ kryeministri Erion Braçe me 13 811 vota dhe kryeministri Edi Rama me 11 412 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat