Sot ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve në Shkodër. Deputeti socialist Ilir Beqaj nuk ka arritur ta fitojë mandatin për t’u futur në Kuvend në katër vitet e ardhshme.
I renditur i katërti në listën e socialistëve në këtë qark, Beqaj arriti të grumbullojë vetëm 3920 vota në këtë qark, ndërkohë që për të thyer herësin i nevojiteshin plot 10 000 vota.
Socialistët arritën të fitojnë tre mandate në Shkodër, konkretisht Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci. E para në listë është Edona Bilali e cila ka marrë 2711 vota por mund të zëvendësohet vetëm me një grua që ka më shumë vota se ajo dhe jo nga një burrë.
REZULTATET:
PS
Paulin Sterkaj 7335
Benet Beci 6131
Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.
Edona Bilali 2711
PD
Bardh Spahia 7219
Helidon Bushati 6743
Zef Hila 5975