Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve në Qarkun e Dibrës.
Pesë mandatet e këtij qarku janë ndarë në 3 për Partinë Demokratike dhe 2 për Partinë Socialiste. Në radhët e PD-së, më i votuari rezulton drejtuesi politik i këtij qarku, Xhelal Mziu me 5.321 vota, pas tij renditet Kreshnik Çollaku me 5.093 vota dhe Edmond Isaku me 5.098 vota.
Sa i përket kandidateve femra nga PD, më e votuara ka dalë Dhurata Tyli me 2.870 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Irini Shehu ka marrë 1.986 vota. Nga krahu tjetër, më e votuara nga PS, ka dalë kandidatja Aurora Mara, e cila ka siguruar 9.367 vota.
I dyti renditet ish-kryebashkiaku i Dibrës Dionis Imeraj me 5.154 vota, Melaim Damzi me 4.609 vota dhe në fund renditet kryesuesi i listës Lavdrim Krashi.
Kandidatët e Partisë Socialiste (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)
Lavdrim Krashi 3.317 vota
Aurora Mara 9.367 vota
Dionis Imeraj 5.154 vota
Melaim Damzi 4.609 vota
Spartak Koltraka 1544 vota
Anisa Xhika 504 vota
Kandidatët e Partisë Demokratike (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)
Xhelal Mziu 5321 vota
Kreshnik Çollaku 5.093 vota
Dhurata Tyli 2.870 vota
Edmond Isaku 5.098 vota
Luan Haka 4.374 vota
Irini Shehu 1.986 vota