Partia Demokratike ka publikuar një video ku akuzon se në Elbasan është bërë masakër zgjedhore.
Në videon e publikuar nga PD është bërë një përmbledhje me deklaratat nga ngjarja në Elbasan, ku mes tyre është reagimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili pohon se në makinën pa targa të bllokuar në Elbasan nuk u gjetën sende të kundraligjshme. Ndërkohë nga mediat raportohet se ne makinë jane gjetur karta identiteti.
Po ashtu, PD ka risjellë në vëmendje edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili thotë:
“Pas asaj që ndodhi në Elbasan unë jam më shumë krenarë për ju”