Hetime intensive, të ashpër me ata që kryejnë krime zgjedhore, Porositë e kryeprokurorit Çela për vartësit

Shqipëria

Hetime intensive, të ashpër me ata që kryejnë krime zgjedhore, Porositë e kryeprokurorit Çela për vartësit

Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:44

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka dërguar një qarkore të gjithë prokurorive të rretheve ku i udhëzon të nisin hetimet proactive dhe të përshpejtohen procedimet penale për “krimet zgjedhore”

Në qarkore kërkohet të trajtohet me prioritet dhe në afate optimal çdo referim apo kallëzim penal që prek zgjehdjet e lira ose çdo vepër penale që dëmton procesin zgjedhor.

Prokurorët të urdhërojnë oficerët gjyqësore të kryejnë veprime intensive hetimore të nevojshme si dhe të përcaktojnë afatet kohore të përshpejtuara për kryerjen e tyre dhe të mbikqyrin periodikisht zbatimin e urdhërimeve të tyre, deri në përfundim të hetimeve paraprake për secilin procedim penal për këto vepra penale.

Gjithashtu prokurorëve në caktimin e masave të sigurimit personal për caktimin e masave të dënimit për këto grup vepra penale të ashpërsojnë kërkimet si për llojin e masave të sigurimit personal ashtu dhe për llojin e dënimit për veprat penale në fushën e zgjedhjeve më të përhapura dhe me tendencë në rritje në shkallë vendi

Drejtuesi i prokurorisë nxjerr udhëzime për kryerjen e detyrave specifike për të garantuar një hetim të plotë dhe të gjithanshëm dhe në afate të përshpejtuara, si dhe ndjek në dinamikë veprimtarinë e procedimeve duke kërkuar informacion nga prokurorët dhe verifikim të përfundimeve.

Kërkon nga drejtuesit e prokurorive të marrin masat e duhura administrative për bashkërendimin dhe koordinimin  institucional me KQZ.

Qarkorja e Prokurorit të Përgjithshëm me titull “Për intensifikimin e masave administrative dhe procedurale për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale në fushën e zgjedhjeve” mban datën 28 prill 2021.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat