Nuk ka surpriza në Durrës, Edi Rama kryeson listën, ja kush është demokratja më e votuar

Shqipëria

Nuk ka surpriza në Durrës, Edi Rama kryeson listën, ja kush është demokratja më e votuar

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:47
Edi Rama, PS dhe Andia Ulliri, PD

Në qarkun e Durrësit vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët.

Sipas të dhënave të KQZ deri në orën 14:21 janë numëruar 351 kuti nga 481 në total.

Në listën e Partisë Demokrate kryeson Andia Ulliri me 5412 vota, e dnjekur nga Ferdinant Xhaferaj me 3844 vota dhe Agron Duka me 3392 vota.

Deri tani asnjë kandidat  nuk e ka kaluar herësin në listën e Partisë Demokrate.

Partia Demokrate

1          Edi Paloka                2977      

2          Agron Duka              3392      

3          Merita Bakiu             3032      

4          Oerd Bylykbashi       2476      

5          Ferdinant Xhaferaj   3844      

6          Andia Ulliri               5412     

Në listën e Partisë Socialiste e cila ka siguruar 8 mandate në Durrës, lista kryesohet nga Edi Rama me 10065 vota, i ndjekur nga Rrahman Rraja me 7475 vota dhe Lefter Koka me 6051 vota. Edhe në listën e Partisë Socialiste asnjë kandidat nuk e ka kaluar herësin.      

Partia Socialiste

1          Milva Ekonomi       2278 

2          Alban Xhelili          1517   

3          Jurgis çyrbja         5561   

4          Klodiana Spahiu    1706

5          Ilir Ndraxhi           3001   

6          Rrahman Rraja     7475 

7          Lefter Koka          6051   

8          Edi Rama           10065 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat