Mjekja, Manjola Luku, ka kaluar në avantazh me një diferencë të vogël votash ndaj 22-vjeçares, Andia Ulliri.
Aktualisht të dyja vijojnë që të kryesojnë listën e kandidatëve të PD-AN në qarkun e Durrësit, duke lënë pas emra të njohur të Partisë Demokratike.
Në 337 nga 481 qendra votimi të numëruara, Luku ka siguruar 5499 vota, ndërsa Ulliri 5390.
Bëhet e ditur se pas tyre renditet Igli Cara, i ndjekur nga Ferdinand Xhaferraj, Rezeart Tusha, Agron Duka, Merita Bakiu, ndërsa Edi Paloka ka marrë 2827 vota.