Djali i Presidentit Ilir Meta, Besarti feston ditën e sotme ditëlindjen e tij.
Në këtë ditë, kreu i shtetit i ka bërë një urim të birit, ndërsa ka publikuar një foto duke shtrënguar duart me të dhe duke lidhur “besën”.
“Besa-Besë me Besarin sot për ditëlindjen e tij!”, shkruan presidenti.
Kreu i shtetit refuzoi të jepte dorëheqjen pas fitores së kryeministrit Edi Rama, duke mos mbajtur premtimin që bëri në disa studio televizive.
Ai ka deklaruar se do të rikthehet në LSI sapo të mbarojë mandatin e presidentit.