Në këto zgjedhje, Partia Demokratike hyri në koalicion me disa parti të vogla me pretendimin për të maksimalizuar votën.
Por numërimi i votave për kandidatët ka zbuluar edhe peshën reale të Nard Ndokës, Vangjel Dules, Shpëtim Idrizit, Fatmir Mediut, Agron Dukës dhe Dashmait Shehit, të cilët duket se janë ndëshkuar nga qytetarët. Rezultatin më qesharak e ka marrë Nard Ndoka me 228 vota, ndërsa Vangjel Dule ka marrë vetëm 642 vota. Në total ata kanë marrë rreth 19 mijë vota.
Votat që ka marrë secili kandidat deri më tani:
Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, në Tiranë 5943 vota
Kreu i PR Fatmir Mediu, në Tiranë 5195 vota
Kreu i LZHK Dashamir Shehi, në Tiranë 4333 vota
Kreu i PAA-së Agron Duka, në Durrës, 3063 vota
Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, në Tiranë, 642 vota
Kreu i PDK-së Nard Ndoka, në Shkodër 228 vota.