Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit.
Erion Braçe rezulton kandidati më i votuar me 15 622 vota i ndjekur nga Gramoz Ruçi me mbi 10 mijë vota.
Në radhët e PD, Agron Kapllanaj mori numrin më të lartë të votave, 9274 vota, por nuk do të jetë në parlament pasi nuk ishte pjesë e listës fituese dhe arriti të thyente herësin për të marrë mandatin e deputetit. Kapllanaj u dogj për më pak se 800 vota.
Ndërsa mandati i vetëm e LSI i takon Monika Kryemadhit, e cila mori 1771 vota.
Në qarkun e Fierit, PS ka siguruar 9 mandate, aleanca PD-AN ka siguruar 6 mandate, ndërsa LSI 1 mandat.
Deputetët që kanë siguruar mandate në listën e PS janë:
1.Erion Braçe – 15622
2.Petro Koçi – 3232
3.Lindita Buxheli – 5390
4.Baftiar Zeqaj – 2726
5.Antoneta Dhima – 4268
6.Bujar Cela – 4319
7.Ismet Beqiraj – 2391
8.Tatiana Piro – 2270
9.Gramoz Ruçi – 10292
Ndërsa në listën e Partisë Demokratike, kandidatët që kanë siguruar mandate janë:
1.Enkeled Alibeaj -5225
2.Eralda Bano -1296
3.Saimir Korreshi – 4887
4.Luan Baçi – 5315
5.Nusret Avdulla – 2506
6.Ilda Dhori – 3858