Gjykata Kushtetuese gjermane ka marrë një vendim historik në mbrojtje të natyrës. Ajo argumentoi se duhet rishikuar ligji pasi pothuajse çdo fushë e jetës njerëzore është e lidhur me emetimin e gazrave serë dhe kufizime më të forta. Qeveria iu përgjigj shpejt vendimit, duke premtuar një zbatim të shpejtë të ndryshimeve në ligj.
Mbrojtja e natyrës po merr vemendje gjithnjë e më të madhe anekënd botës. Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi këtë të enjte se masat e qeverisë për mbrojtjen e klimës janë të pamjaftueshme për të mirëqenien e brezave të ardhshëm.
Vendimi erdhi pas ankesës së disa grupeve ambientaliste ndaj politikave të planifikuara të Gjermanisë për parandalimin e ndryshimeve klimatike.
Në vendimin e cilësuar historik, gjykatësit vendosën se qeveria kishte kohë deri në fund të vitit të ardhshëm për të përmirësuar Aktin e saj të Mbrojtjes së Klimës, të miratuar në 2019-ën, dhe për të siguruar se do t’i përmbushte synimet e reduktimit të gazeve sere më herët se viti 2030.
Ambientalistë të ndryshëm u shprehën të gëzuar pas këtij vendimi se mbrojtja e klimës është e drejtë themelore dhe ky vendim është një fitore e madhe që ndryshon shumë gjëra.
Gjykata argumentoi se ishte antikushtetuese që synimet e reduktimit të gazeve të shtyheshin dhe deklaroi se ligji nuk kishte parashikime të hollësishme se si do të ndodhnin zvogëlimet e emetimit të gazeve serë.
Ishin disa fermerë gjermanë që çuan një çështje të ngjashme në gjykatën administrative të Berlinit dy vjet më parë, por ajo vendosi kundër tyre.
Shqetësimi i fermerëve për shkak të përmbytjeve dhe valëve të nxehtësisë si pasojë e ndryshimeve klimatike, solli bashkimin e qindra qytetarëve të tjerë, organizatave dhe subjekteve politike për ta vijuar këtë betejë.
Qeveria iu përgjigj shpejt vendimit, duke premtuar një zbatim të shpejtë të ndryshimeve në ligj.