Salianji zbulon strategjinë e PD: Si do veprohet për të faktuar “masakrën zgjedhore”

Shqipëria

Salianji zbulon strategjinë e PD: Si do veprohet për të faktuar “masakrën zgjedhore”

Më: 29 prill 2021 Në ora: 23:42
Ervin Salianji

Kandidati fitues për deputet në listën e PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka folur në “Open” për veprimet që do të bëjë opozita lidhur me atë që e quan “masakër zgjedhore”.

Salianji theksoi se gjithçka do realizohet në rrugë ligjore, por nëse nuk funksionon do ketë hapa të tjerë.

"Ne do e ankimojmë nga pikëpamja ligjore. Do e ankimojmë në të gjitha instancat, në KQZ, në KAS, në Kolegj Zgjedhor pastaj duke marrë të gjithë pjesën e dokumentacionit, të pamjeve filmike, të gjitha procesit.

Ne do bëjmë gjithçka nga pikëpamja ligjore dhe nëse nuk funksionon, pa diskutim që do marrim vendime hap pas hapi. Jemi akoma pa përfunduar procesin, ju thoni çfarë do bëjë opozita.", tha Salianji në OPEN.

Analisti Andi Bushati tha se është kundër strategjisë së opozitës.

"Nuk jam dakord me kronologjinë që bën Salianji sepse të gjitha këto janë procedurë. Sot është e mjaftueshme që opozita të kishte vendimmarrje politike ç’emër do i vërë këto zgjedhje. Nuk duhet t’ia aprovojnë gjykatat e Yuri Kim dhe Edi Ramës dhe e di se ç’vendim do marrin ata. Problemi është që sot të dhënat janë të mjaftueshme për një vendimmarrje politike. Pse nuk e merr Basha? A do ofertë, a do të vijë? Këtë nuk e di.", deklaroi Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat