Edhe 2 miliardë lekë për vaksina, Mimoza Dhëmbi: Paratë tërhiqen nga kontributet e tatim-fitimit

Shqipëria

Edhe 2 miliardë lekë për vaksina, Mimoza Dhëmbi: Paratë tërhiqen nga kontributet e tatim-fitimit

Më: 30 prill 2021 Në ora: 16:12
Shqipëri

Për të siguruar edhe 2.2 milionë vaksina të tjera, të cilat do të mbulonin vaksinimin e plotë të popullatës, nevojiten edhe 2 miliardë lekë. Me akt normativ, që rishikon buxhetin për herë të tretë brenda vitit, qeveria do t’i marrë ato nga kontributet shoqërore, tatim-fitimi, akciza dhe të ardhurat personale.

Shqipërisë i nevojiten 4.4 milionë vaksina anti-COVID, por deri më tani ka siguruar me kontratat e lidhura 2.2 milionë të tilla. Por, për të blerë gjysmën e dytë të dozave, qeveria është detyruar të ndryshojë për herë të tretë buxhetin brenda 4 muajve.

“Me marrëveshjen e fundit 1 miliardë lekëshe me rusët për sigurimin e vaksinës SPUTNIK V, qeveria transferoi paratë e programit për studime dhe projektime. Por nga do të  sigurohen 2 miliardë lekë për të lidhur kontratat  e reja, të cilat sipas Dhëmbit nuk I prekin treguesit makro të buxhetit”, tha Mimoza Dhëmbi, Drejtore e Buxhetit në Ministrinë e Financave.

Dhe konkretisht do të jenë shtesat në të ardhurat nga sigurimet shoqërore, tatim-fitimi, të ardhurat personale dhe akciza ato që do kalojnë në fondin rezervë për t’u përdorur  për kontratat që do të lidhen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat