Një aksident ka ndodhur në fshatin Gocaj të Lezhës ku një automjet ka përplasur një motor.
Nga përplasja është plagosur drejtuesi i motorin N.M, që është transportuar me dëmtime trupore në spital.
Nga ana tjetër është shoqëruar drejtuesi i automjetit, S.V.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Gocaj ,mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin S.V.,është përplasur me çiklomotorin me drejtues shtetasin N.M.,i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.