PS mbledh nënshkrimet për shkarkimin e Ilir Metës

Shqipëria

PS mbledh nënshkrimet për shkarkimin e Ilir Metës

Më: 30 prill 2021 Në ora: 17:17
Ilir Meta

Socialistët nuk kanë humbur kohë dhe kanë zyrtarizuar nismën për shkarkimin e kreu të shtetit.

36 deputetë kanë firmosur paraditen e kësaj të premteje për të iniciuar procedurën e shkarkimit të Ilir Metës bazuar në nenin 90 pika 2 të Kushtetutës, ku përcaktohen rastet kur dhe si mund të shkarkohet presidenti.

Argumenti që do të përdorin socialistët për të shkarkuar kreun e shtetit janë thirrjet e tij të bëra gjatë fushatës elektorale.

Shumica është e vendosur të miratojë shkarkimin brenda kësaj legjislature. Kjo është hera e dytë që shumica aktuale brenda më pak se 2 viteve merr nismën për shkarkimin e kreut të shtetit.

Në të parën, ata u tërhoqën pas rekomandimit të Komisionit të Venecias, të cilit iu drejtuan nga Kuvendi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat