Kuvendi mblidhet për herë të parë më 4 maj pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Në rendin e ditës janë 12 akte normative që lidhen me buxhetin e vitit 2021, vaksinat, rindërtimin, letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, regjistrin e pronarëve përfitues, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit apo etj.
Ndërkohë po në rendin e ditës janë dhe 12 dekrete për kthim ligji nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke nisur nga vlerësimi kalimtar i Policisë, Gardës dhe SHÇBA.
Deri tek ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale si dhe organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatave apo Prokurorive.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/30/auto_0001619799954.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/30/auto_00001619799957.jpg)