Këshilli i Atlantikut ka dërguar një mesazh në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Përmes tij e uron për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Mes të tjerash, në mesazhin e nënkryetarit, Damon Wilson thuhet se Këshilli i Atlantikut mezi pret të bashkëpunojë me qeverinë e re dhe opozitën në të mirë të integrimit europian të Shqipërisë.
“Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë.
Ekipi i AC Europe dhe Balkans Forward mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën tonë, për të mbështetur prosperitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe për të çuar përpara integrimin rajonal dhe pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruhet në njoftim.