Zgjedhjet e 25 prillit kanë regjistruar edhe në fenomen tejet të përhapur ndryshe nga zgjedhjet e shkuara; pavlefshmërinë e votës.
Mbi 80 mijë vota janë konsideruar të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ka disa pretendime që kjo ka ardhur si rezultat i numrave me të cilët kandidatët janë shënuar në fletët e votimit, ndërsa parti të vogla opozitare thonë se votat janë shpallur të pavlefshme qëllimisht nga komisionerët e zgjedhjeve në favor të Partisë Socialiste.
Ajo që dihet me siguri është numri i lartë i tyre, që mund të përkthehej në disa mandate deputetësh. Numrin më të lartë të votave të pavlefshme e ka Tirana me mbi 18 mijë edhe për faktin se është qarku më i madh në vend.
Gjatë ditës së sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri thirrje për hetim për vota të tilla, duke pretenduar se janë bërë marifete elektorale, duke theksuar se “kjo është e pafalshme dhe nuk duhet të ndodhë më”.
Votat e pavlefshme sipas qarqeve:
Shkodër
Vota të pavlefshme 6114
Kukës
Vota të pavlefshme 2188
Lezhë
Vota të pavlefshme 4730
Dibër
Vota të pavlefshme 4686
Durrës
Vota të pavlefshme 7808
Tiranë
Vota të pavlefshme 18422
Elbasan
Vota të pavlefshme 9771
Fier
Vota të pavlefshme 9375
Berat
Vota të pavlefshme 5292
Korçë
Vota të pavlefshme 7375
Vlorë
Vota të pavlefshme 4730
Gjirokastër
Vota të pavlefshme 2317