Policia e Lezhës ka arrestuar katër kushërinj pasi kanë dhunuar 38-vjeçarin Ylli Kacoli, i cili shpërndau në rrjetet sociale një video ku një banor deklaron se një parti politike i ka dhënë 20 mijë lekë për katër vota.
Mësohet se në pranga janë vënë Mirash Paplekaj 46 vjeç, banues në Torovicë, Gëzim Paplekaj 50 vjeç banues në lagjen Besёlidhja Lezhe, Donald Paplekaj 22 vjeç banues në lagjen Besёlidhja Lezhe dhe Jetmir Palekaj 29 vjeç banues ne fshatin Bleran Shkodёr.
Ndërkohë dy ditë më parë policia e Lezhës shoqëroi 50-vjeçarin që shfaqej në video.
Gjatë deklarimeve ai është shprehur se i ka marrë paratë pa deklaruar subjektin politik që e ka paguar.