Janë publikuar pamjet e arrestimit të Florian Tonuzit, 26-vjeçarit që vrau me thikë vëllain e tij 23-vjeçar në oborrin e shtëpisë.
"Faxnews" ka nxjerrë pamjet kur ai zbulohet se është pranë banesës së tij dhe më pas njoftojnë policinë.
Floriani fshihet në një godinë të vjetër dhe pas negociatave me policinë dhe ndërhyrjen e nënës është bërë i mundur arrestimi.
Floriani ka kërkuar vetëm ushqim dhe që të mos dhunohet në ambientet e policisë.
Në bindjen e Florianit për t’u dorëzuar kanë ndërhyrë edhe shokët e tij, gjithashtu edhe e motra.
