Dëmtohet Kalaja e Rozafës, policia nuk kanë arritur të identifikojë akoma autorët

Shqipëria

Dëmtohet Kalaja e Rozafës, policia nuk kanë arritur të identifikojë akoma autorët

Më: 1 maj 2021 Në ora: 16:01
Foto

Hetimet e deritanishme të policisë dhe prokurorisë nuk kanë arritur të identifikojnë autorët dhe për pasojë ngjarja mbetet e pazbuluar.

Specialisti në drejtorinë rajonale të kulturës Helidon Sokoli kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ruajtjen e këtyre objekteve me një rëndësi unike për historinë dhe kulturën shqiptare.

"Absolutisht, ministria e Kulturës do të vazhdojë me projektet dhe rikualifikimet të territoreve rreth monumenteve, ndriçimin e kalave shume shpejt do të nisë puna dhe për ndriçimin e kalasë së Lezhës. Dhe atje duke qenë një kala thuaj se brenda Lezhës."

Kur po shkohet drejt hapjes dhe frekuentimi i këtyre objekteve pritet të rritet nga turistët vendas e të huaj, paralelisht monumentet e kulturës përmes ministrisë së linjës kanë parashikuar edhe investime të reja.

"Duhet ti japim rëndësi ndërgjegjes dhe respektit që duhet të kenë njerëzit dhe nëse shohin dikë tjetër duke i dëmtuar duhet t'i sinjalizojnë dhe vetë. Jo t'ia lejnë gishtin vetëm shtetit."

Mundësia për të vendosur roje ose kamera sigurie kudo përreth kalasë Rozafa është e pamundur për shkak të kostove të mëdha dhe për faktin se kalaja ka një territor të gjerë prej 9 hektarësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat