Përdorimi i Sputnik V në Shqipëri jehonë në mediat ruse dhe ndërkombëtare

Shqipëria

Përdorimi i Sputnik V në Shqipëri jehonë në mediat ruse dhe ndërkombëtare

Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Miratimi dhe aplikimi i vaksinës ruse Sputnik V në vendin tonë ka bërë jehonë në mediat ruse dhe ato ndërkombëtare.

Media si “Russian News Agency”, “Reuters”, “Thomson Reuters Foundation News” apo “Sputnik News” kanë publikuar në faqet e tyre për vendin tonë.

“Shqipëria ka miratuar përdorimin e Sputnik V, një vaksinë ruse COVID-19”, tha të premten Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), duke shtuar se vendi i Ballkanit ka marrë tashmë dërgesën e tij të parë.

“Fondi Rus i Investimeve Direkte njofton miratimin e vaksinës Ruse Sputnik V kundër koronavirusit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë. Dërgesa e parë e vaksinës tashmë ka mbërritur në Shqipëri“,  tha RDIF në një deklaratë

Në shkurt, revista mjekësore “The Lancet” publikoi një analizë të përkohshme nga provat e fazës III të vaksinës ruse, duke treguar efikasitetin e saj prej 91.6% kundër COVID-19. Vaksina është aprovuar tashmë në 64 vende, me një popullsi totale prej rreth 3 miliardë”, shkruhet në artikull.

Kujtojmë se Sputnik V ka aplikuar për aprovimin nga Agjencia Evropiane e Barnave, ndërsa akoma nuk ka marrë një përgjigje.

Nga vendet e Bashkimit Evriopian, Hungaria dhe Sllovakia kanë marrë vaksinën ruse, ndërsa Austria, Gjermania dhe Italia, janë në pritje të miratimit nga EMA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat